HomeLajme

Ndërron jetë politikania shqiptare

Anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi, që ndërroi jetë sot pas një sëmundjeje të rëndë, pak kohë më parë kishte lajmëruar për gjendjen e saj shëndetësore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi kishte shkruar se ka gjendje shëndetësore jostabile, e për këtë nuk po mund të angazhohet në aktivitete politike.

Pavarësisht kësaj, ajo thoshte se nuk do të dorëzohet dhe se ka vullnet dhe guxim. Halimi kishte bërë të ditur se do të vazhdojë një trajtim të ri.

Lajmin për vdekjen e Halimit e ka bërë të ditur familja e të ndjerës. Për të kanë shkruar mesazhe ngushëllimi edhe miqtë e kolegët.

ajshe

TË NGJASHME