HomeLajmi i Fundit

Ndërron jetë pushuesi në bregdetin e Jugut

Paraditen e sotme një 40 vjeçar ka humbur jetën në bregdetin e Jugut.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku policia njofton se rreth orës 12:30, ka rrezikuar të mbytet shtetasi E. G., 40 vjeç, i cili gjatë transportimit për në Spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë rrugës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.