HomeLajme

Ndërron jetë qytetari pasi polici e mbajti të shtrirë në tokë duke i vendosur këmbën në qafë

Ditën e djeshme të gjithë u shokuan nga një video ku shihet një polic që mbyt për vdekje një person.
Në Minneapolis, SHBA polici pasi e arrestoi qytetarin e shtriu me fytyrë në tokë dhe e mbante me njërin gju deri në momentin kur qytetari nuk po jepte më shenja jete.

Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë“, dëgjohej t’i thonte policëve qytetari teksa kalimtarët debatonin me ta për përdorimin e forcës së ekzagjeruar. Afro-amerikani ndërroi jetë pasi humbi ndjenjat.

Pamjet e rënda u morën nga një kalimtare e cila po bashkëpunon me hetimet e FBI mbi incidentin e rëndë.

Policia e Minneapolis konfirmoi vdekjen e të arrestuarit, duke thënë se dy oficerët kishin reaguar ndaj një falsifikimi në progres. Video ka shkaktuar zemërim të gjerë në rrjetet sociale.


TË NGJASHME