HomeLajmi i Fundit

Ndërron jetë shefi i antidrogës/ Ishte i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Një jetë tjetër u shua nga rradhët policore, ku shkak u bë sërish virusi i tmerrshëm COVID-19. Bëhet fjalë për kryekomisari Florian Pema, shefi i Anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Ai ishte i infektuar me koronavirus, por nuk ishte i shtruar në spital, pasi po kurohej në kushte shtëpie, infektimi i tij nuk ishte bërë publik më parë, madje edhe vdekja e tij është mësuar nga burime jozyrtare.

Florian Pema, i shërbeu për disa vite, luftës kundër krimit dhe u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare.