HomeShowbiz

Bashkë për një duet, Luana mëson Faydee-n të flasë shqip (VIDEO)

Luana Vjollca prej kohësh i është futur seriozisht muzikës. Ajo ka sjellë deri më tani disa këngë, disa prej të cilave janë bashkëpunime e që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Së fundmi është zbuluar se Luana do të sjellë këngën më të re, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur botëror Faydee. Mirëpo Luana e ka pranur dhe vetë lajmin e bashkëpunimit teksa publikoi një video ku po e mësonte Faydeen të fliste shqip.

Ok meqë nuk është më një sekret më lini t’ju tregoj Faydeen”, thotë Luana.

“Ju dua shumë jeni më të mirët shqiptar. Përshëndetje, faleminderit,”, shprehet Faydee ndërkohë që Luana i mëson si të thotë shqip” Të dua shumë”.

Unë e dija të dua shumë edhe më parë “, tregon ai.

Nga e dije?” e pyet Luana ndërkohë që këngëtari i thotë: “Nga vajzat, vajzat më thonë gjatë gjithë kohës të dua shumë”, tha Faydee duke shkaktuar të qeshura.


TË NGJASHME