HomeSport

Ndërtohet një San Siro i ri me vlerë 600 milionë euro

Milan dhe Interi janë duke punuar për ndërtimin e një stadiumi të ri, bazuar në stadiumin MetLife, të cilin do ta përfundojnë deri në vitin 2023.
Immagine correlata

Gazeta italiane shpjegon se San Siro do të rrënohet dhe do të zëvendësohet nga një stadium i ri vetëm disa qindra metra larg tij dhe do t’i ketë 60 mijë ulëse.

Ndërtimi i tij do të kushtojë 600 milionë euro, pak më shumë se projekti i Real Madrid për rizhvillimin e e Santiago Bernabeut.Immagine correlata

Drejtorët ekzekutivë të Milan, Ivan Gazidis dhe Alessandro Antonello, kanë udhëtuar drejt SHBA-së për të diskutuar rreth fondeve nga banka investuese Goldman Sachs.

Tani i mbetet vetëm Interit të vendosë nëse është i pajtimit për stadiumin e ri.


TË NGJASHME