HomeSport

Ndeshja e bamirësisë, yjet e ekipit Kombëtar vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti

Sot në orën 18:00, kryeqyteti shqiptar do të “pushtohet” nga shumë yje të futbollit. Disa nga legjendat e Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë, do të bëhen bashkë në “Air Albania Stadium” për të kontribuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndeshja e bamirësisë me moton “luajmë dhe rindërtojmë sëbashku”, ka sjellë në Tiranë edhe ekipin respektive. Kombëtarja e yjeve të Shqipërisë ka udhëtuar drejt zonave të prekura, aty ku të shoqëruar edhe nga ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biassi, kanë vizituar nga afër familjarët e prekur. Të shokuar nga pamjet dhe dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, kuqezinjtë që kanë kontribuar më herët për fanellën e Kombëtares janë shprehur të shokuar nga ajo që shohin në Bubq dhe jo vetëm.

Ish lojtari Ervin Skela ka treguar emocionet e tij, duke u shprehur se uron që të bëhet më  e mira pasi dëmet nga afër janë të mëdha. “Është shumë ndryshe nga ajo që sheh në televizion. Zoti i dhëntë forcë këtyre njerëzve, ne nuk po bëjmë asgjë veçse gjësë më të vogël.  Është vërtet e vështirë për ta dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet shpejtë”, u shpreh ai shkurtimisht.


TË NGJASHME