HomeSport

Ndeshja e boksit mes Floyd Mayweather vs. Logan Paul mbyllet pa nokaut

Boksieri Logan Paul mbijetoi tetë raunde kundër Floyd Mayweather Jr., gjersa ky i fundit është cilësuar si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Mayweather nuk e mposhti me nokaut 26-vjeçarin, por e kishte nën kontroll gjatë gjithë dueleve.

Përballja e të dielës kishte gjithçka të përfshirë sipas “NY Times”, ku shkruan se i përmbushi pritshmëritë e fansave të boksit, duke e kthyer këtë ndeshje në një spektakël parash.

Që pa filluar ndeshja, të dy, Mayweather dhe Paul ishin shprehur se sa shumë e donin fitoren, megjithëse Mayweather kishte eksperiencën mbi shpatulla.

44-vjeçari Floyd numëron 50 përballje boksi pa asnjë humbje, ndërsa për Paul, i cili ka mahnitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kishte këtë përballje të parën në karrierën e tij dhe e nisi me humbje.

Pas ndeshjes fansat e Mayweather kanë shkpërthyer në kritika, duke u shprehur se nuk dha maksimumin e tij dhe i zhgënjeu pasi 44-vjeçari kishte premtuar se ndaj Paul do të fitonte me nokaut.

Besohet se kjo fitore e lehtë pa nokaut e Mayweather ka bërë që bastexhinjtë të humbasin miliona dollarë.

GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME