HomeSport

Ndeshja e vitit, publikohen çmimet e biletave

Derbi mes Partizanit edhe Tiranës , këtë sezon, ka rëndësi të dyfishtë për të dyja ekipet, Partizani luan titullin kampion, ndërsa Tirana nga ana tjetër luan gjithçka për mbijetesë. Dhe ditën e sotme, klubi i Partizanit ka bërë publike edhe çmimet e biletave për derbin.

Klubi i kuq ka bërë me dije se çdo biletë në të gjithë sektorët e stadiumit, përjashto tribunën qëndrore, do të kushtojë 500 lekë, ndërsa tribuna qëndrore 2500 lekë. Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion të saj tribunat A1, A2, H1 dhe H2, ndërsa vendasit pjesën tjetër të stadiumit. Biletat do të dalin në shitje ditën e nesërme në orën 19:00.


TË NGJASHME