HomeSport

Ndeshja kundër Turqisë/ FSHF njoftim për tifozat kuqezi

Në 20:45 mbramjen e stome, Shqipëria do të luajë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të eleminatoreve të ” Euro 2020″, kundër Turqisë. Por, një incident i pakëndshëm ka ndodhur ditën e djeshme me tifozët shqiptarq, të cilëve u janë marrë banderolat dhe çdo mjet tjetër që do të përdorej për të krijuar atmosferë mbështetëse në stadium për kuqezinjtë.

Pas kësaj, ka reaguar edhe FSHF, që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ka treguar se edhe pse ka pasur shumë insistim kundrejt zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve që kanë marrë tifozët, nuk mund të lejohen në stadium.

Kështu ditën e sotme, për tifozët kuqezi që do të jenë në stadium, do të ndalohen: megafonët, banerat e ulstrasve, banerat me imazhe personale apo veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi, siç mund të jenë ato me imazhin “Autochtonus”.

Njoftimi i plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për ndeshjen Turqi-Shqipëri, se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre. Lajmërojmë tifogrupet e organizuara se nisja për në stadium do të bëhet në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium. Brenda stadiumit do të gjeni pika shitje për freskuese dhe ushqime të shpejta.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme”.


TË NGJASHME