HomeSport

Ndeshja me Skënderbeun, Teuta humbet talentin e ekipit

Teuta fitoi me përmbysje ndaj Vllaznisë në “Niko Dovana” (3-1). Durrsakët kanë gjetur sërish ndeshjet e mira dhe 3 pikët në mënyrë që të jenë sa më afër tre vendeve të para për të arritur edhe objektivat e këtij sezoni që janë Kupat e Europës.

Një nga futbollistët kryesor të bregdetarëve është mesfushori i talentuar Lorenco Vila. 21 vjeçari është kthyer deciziv me skuadrën këtë sezon ku deri tani regjistron 4 gola me fanelën e Teutës. I fundit ishte goli i 3-të ndaj Vllaznisë, një goditje e fuqishme me kokë e cila mbylli llogaritë e ndeshjes. Megjithatë trajneri Edi Martini në ndeshjen e radhës atë ndaj Skënderbeut duhet t’i bëj llogaritë pa mesfushorin, pasi ky i fundit ka arritur numrin e kartonëve.


TË NGJASHME