Lajme Sport

Ndeshja ndaj Kosovës, Southgate sjell risi në formacion

Kosova është një prej ekipeve më të reja, por në pak kohë ka ndërtuar një ekip kompakt dhe të aftë të luajë në nivele të larta botërore. Në ndeshjen ndaj Anglisë, dardanët bënë një paraqitje dinjitoze edhe pse u mposhtën me rezultatin 5-3. Në ndeshjen e kthimit, kombëtarja angleze ka përpiluar edhe listën me lojtarët që do të ftojë në ndeshjen kundër Kosovës.

Ajo çfarë bie në sy, është afrimi i shumë lojtarëve të rinj dhe shumë premtues. James Madison, Oxlaide Chamberlain, Fikayo Tomori, Tyrone Mings, Mason Mount, janë disa prej emrave të rinj të thirrur nga Southgate në ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Kosovës.

“Kemi disa probleme me dëmtimet por kam besim te futbollistë që kam grumbulluar. Dele Ali, Uokër dhe Xhese Lingard nuk do të jenë këtë radhë”- tha Southgate.

Anglia ka fituar 5 nga 6 ndeshjet kualifikuese në Europianin 2020 dhe kryeson grupin me 3 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt. Beteja për vendin e dytë kualifikues është mes Çekisë dhe Kosovës që do të përplasen direkt në 14 nëntor.

Related posts

Sondazhi II i IPR: Shqiptarët kundër vendimit të opozitës…

Mila

Aksioni në Pogradec, arrestohen në flagrancë 6 të rinj, 1 në kërkim

Mila

Gjykata konfirmon një tjetër kryebashkiak në detyrë

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!