HomeSport

Ndeshja ndaj Turqisë, FSHF publikon çmimet e biletave

Ndeshja e radhës e Kombëtares shqiptare do të zhvillohet kundër Turqisë, në stadiumin “Sukru Saracoglu” në Stamboll. Për këtë sfidë, me anë të një njoftimi zyrtar, FSHF ka njoftuar edhe për çmimet e biletave për këtë takim.

Për ta parë këtë ndeshje nga shkallët e stadiumit, një biletë kushton vetëm 700 lekë të rinj dhe një preson mund të blejë deri në 5 bileta.

Postimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF. Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45.  Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta. Për blerjen e cdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozeve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla.


TË NGJASHME