HomeSport

Ndeshja ndaj Turqisë, zbardhen premiot për lojtarët në rast fitore

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë kundër Turqisë në ndeshjen vendimtare, përsa i përket vazhdueshmërisë në “Euro 2020”. Një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, do të bënte që Kombëtarja të kishte më shumë shanse për një kualifikim.

Prej fillimit të eleminatoreve, FSHF dhe lojtarët e Kombëtares kanë rënë dakort edhe për premiot për çdo ndeshje të zhvilluar.

Kështu që sukseset në shtëpi janë vlerësuar me rreth 5 mijë euro shpërblim për titullarët, ndërsa për fitoret në transfertë, premio shkon deri në 6 mijë euro.

Pra, kuqezinjtë kanë mundësi të fitojnë sot nga 6 mijë euro për titullarët, nëse fitojnë në Turqi. Kjo është premio e akorduar nga federata, pa llogaritur bonuset që vijnë nga jashtë.


TË NGJASHME