HomeSport

Ndeshja Shqipëri-Francë/ “Blindohet” Tirana, mbi 1600 forca për Francën

E gjithë vëmendja sportive në vendin tonë është përqendruar në vizitën e radhës të kampionëve të botës në Shqipëri. Vëmendje e shtuar edhe për faktin se ndeshja kualifikuese e fundit për këtë edicion ndaj “Gjelave” do të luhet në stadiumin e ri kombëtar.

Në rrugë zyrtare është mësuar nga Federata Shqiptare e Futbollit edhe planin paraprak të masave që është caktuar deri më tani. Stjuartë, forca policore dhe jo vetëm kaq. Në këtë ndeshje, Federata Franceze e Futbollit ka bërë edhe një kërkesë për numrin e tifozëve që do të ketë të pranishëm në bazë të përqindjes si tifozëri mike prej 5% të kapacitetit, i cili korrespondon me 21 200 (neto), nga 22000 bruto.

MASAT – Ndeshja ndaj Francës është konsideruar një sfidë e rëndësisë së veçantë, nisur jo vetëm nga kundërshtari që në fushë do të jenë kampionët e botës, por edhe nga fakti që të pranishëm në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar do të jenë krerët e shtetit shqiptar si dhe kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe shumë drejtues federatash të ndryshme europiane.

Do të jenë të paktën 1650 forca që do të angazhohen për sigurinë, ruajtjen e rendit si dhe kontrollin dhe drejtimin e tifozëve që nga mbërritja në perimetrin rrethues e deri në shkallët e stadiumit apo sistemimin në stolat përkatës.


TË NGJASHME