HomeSport

Ndeshja Shqipëri- Moldavi/ Presidenti Duka: “Kisha shumë presion deri kur bëmë golin”

Gjatë një interviste të dhënë për “Supersport”, presidenti i FSHF, Armand Duka, u shpreh se gjatë ndeshjes me Moldavinë, ka qenë në tension të madh. “Tashmë, pas lojës jam i kënaqur, sepse kisha shumë presion deri kur bëmë golin. Edhe humba besimin.”

“Epokat nuk nisin kështu, si me thikë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për të fituar. Edhe në letër, mendohet se jemi një ekip më i mirë se Moldavia, edhe pse çdo ndeshje është e vështirë. Nëpërmjet këtij rezultati, kemi më shumë vetëbesim, i jep besim stafit, si dhe një atmosferë më pozitive. Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por me klimë pozitive. Me mbështetjen e të gjithëve mund të shkojmë larg”, shtoi Duka.

“Nëse do marrim ekipet në letër, kemi marrë fitore ndaj dy ekipeve më të dobëta se ne. Kemi punë të madhe para. Edhe pse ka pasur rezultate surprizë, ka diferenca sepse nuk ka pasur barazime, ka pasur vetëm fitore”, tha Duka.

Ndërsa për golin e Cikalleshit, presidenti Duka u shpreh: “U kënaqa që shënoi sepse ka qenë nën presion, ka bërë disa shtylla, dhe uroj të ketë hapur rrugën vetes për gola dhe fitore të tjera.”


TË NGJASHME