HomeSport

Ndeshja testuese para Francës, “Arena Kombëtare” nuk është ende gati

Në datë 3 nëntor, në “Arena Kombëtare” , ishte programuar të luhej ndeshja e femrave mes Vllaznisë dhe Apollonisë. Mirëpo, sipas një njoftimi zyrtar të FSHF, kjo ndeshje do të shtyhet.

Shkak për këtë është bërë rimbjellja e fushës për periudhën e dimrit dhe pas konsultave me kompaninën greke që merret me mirëmbajtjen e tapetit u vendos që ndeshja të spostohej.

Ky takim do të luhet të dielën e 10 nëntorit dhe FSHF bën me dije e biletat e shpërndara mund të përdoren në këtë datë.


TË NGJASHME