HomeSport

Ndeshjet e Kombëtares, FSHF ka një mesazh për tifozët

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare, zhvilloi ndeshjen e radhës për eleminatoret e “Euro 2020” në transfertë ndaj Moldavisë. Shqipëria mposhti me rezultatin e thellë të zotët e shtëpisë dhe një rol të rëndësishëm në sfidë, luajti edhe mbështetja e madhe nga tifozët. Kjo gjë ra në sy dhe nga ana e FSHF, ka ardhur edhe një reagim zyrtar për këtë fakt. Nëpërmjet një statusi në Facebook, FSHF, ka falenderuar të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

“Faleminderit nga zemra! #Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët , dëshirojnë të falenderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar”. Ky është mesazhi i plotë që vjen nga Federata e futbollit.


TË NGJASHME