HomeSport

Ndeshjet e kthimit të Europa League, Shkëndija dhe Ferronikeli kërkojnë kualifikimin

Shkëndija e Tetovës dhe KF Feronikeli luajnë ditën e sotme ndeshjet e rradhës në Europa League. Kampionët e Kosovës do të përballen me Slovan Bratislava, megjithatë edhe pse në ndeshjen e parë paraqitja e futbollistëve të Kosovës ishte mjaft e mirë, nga kompanitë e basteve, shikohet si favorite skuadra sllovake. Nga kompania e basteve Bet365, fitorja e Ferronikelit, kuotohet me 5, ndërsa barazimi 3.75 dhe fitorja e Bratislavës 1.66.

Ndryshe është situata me kuotat në ndeshjen midis Shkëndijës së Tetovës dhe Dundelange të Luksemburg. Edhe pse skuadra e Tetovës ka humbur ndeshjen parë në shtëpi më rezultatin 1-2, ditën e sotme nga kompanitë e basteve shihet si favorite dhe fitorja e tetovarëve kuotohet me 2.3, barazimi me 3.4 dhe fitorja e Dundelange kuotohet me 3.Të dyja ndeshjet priten të jenë të luftuara deri në fund dhe ekipet shqiptare shpresojnë përmbysjen.


TË NGJASHME