HomeSport

Ndeshjet në “Air Albania Stadium”, Partizani hedh hapin e parë

“Air Albania Stadium”, impianti më modern dhe më konkurrues në stadiumet e vendeve të tjera. Më në fund, ëndrra e shumë sportdashësve u bë realitet. Kombëtarja Shqiptare, zhvilloi ndeshjen e parë në stadiumin e ri kundër Francës, ndeshje në kuadër të eleminatoreve të ‘Euro 2020″.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, është Partizani ekipi i parë i Superligës, që ka bërë kërkesë për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin e ri. Derbi ndaj Tiranës është ndeshja që ‘të kuqtë’ dëshirojnë të zhvillojnë në “Air Albania Stadium”.

Derbi më i rëndësishëm në vend do të ishte akoma dhe më emocionues të ndjekura nga shkallët e stadiumit “Air Albania Stadium” dhe do ta shtonte akoma më shumë entuziazmin në shkallët e stadiumit.

Federata po reflekton për kërkesën e klubit dhe Partizanit duke parë dhe kohën kur do të luhet derbi, çdo gjë mund të organizohet që kjo sfidë të zhvillohet në stadiumin e ri të shqiptarëve.


TË NGJASHME