HomeSport

Ndëshkime në radhët e lojtarëve, Tirana në tension para ndeshjes me Flamurtarin

“Do të shohim me drejtuesit se ku do të ndërhyjmë për mirë. Do të ketë lojtarë që do të shkojnë te Tirana B”, kjo është fjalia e presidentit të Tiranës Refik Halili, pas humbjes në derbi ndaj Partizanit. Sipas tij, humbja në derbi do të ketë ndëshkime edhe në pjesën e futbollistëve. Kjo situatë e paqartë ka bërë që ekipi të jetë në tension për të mësuar të ardhmen e ndëshkimeve apo pezullimeve.

Ditën e nesërme, në 17:00 Tirana do të ketë një përballje interesante me Flamurtarin, në Vlorë. Deri më tani në 6 javët e para, Tirana ka grumbulluar 10 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë me pikë të barabarta me Kukësin e Partizanin.

Tirana ka dhjetë vite që nuk e fiton titullin kampion dhe kjo është bërë një “fiksim” për drejtuesit, që në 100-vjetorin e themelimit të klubit duan t’i japin tifozëve një dhuratë aq shumë të munguar. Përballja me Flamurtarin mban edhe aromë ishi për teknikun Mema. Përpara se t’i bashkohej Tiranës tetorin e kaluar, ai ka qenë krahu i djathtë i Ilir Dajës asokohe te Flamurtari. Sfida e Vlorës do të tregojë nëse 24 herë kampionët e vendit i kanë lënë pas “plagët” e derbit.


TË NGJASHME