HomeShëndeti

Ndiheni të lodhur? Duhet të shmangni këto ushqime

Lodhja dhe mungesa e energjisë, të cilën ndonjëherë e ndiejmë, jo vetëm kur bëjmë aktivitete të përditshme, por edhe derisa pushojmë, mund të na krijojnë probleme, ndërkaq shkaktarët janë të shumtë.

Si pasojë e gjendjes së tillë, pos tjerash, është edhe mënyra e ushqimit, edhe pse për këtë zakonisht nuk na shkon mendja.

Makaronat

Është e ditur që karbohidratet ngrenë energjinë, mirëpo karbohidratet e rafinuara munden edhe të shtojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të shkaktojnë rënie të insulinës.

Lëngu i portokallit

Shumica e lëngjeve nga portokalli përmbajnë shurup misri dhe kanë sheqerna plotësues si edhe shije dhe ëmbëltues artificialë. Prandaj, më mirë hani portokall të freskët.

Jogurti

Jogurti i pastër dhe jogurti grek janë të mirë për shëndetin, mirëpo shumica e jogurtëve të tjerë jo.

Mishi i gjelit të detit

Mishi i gjeldetit përmban sedativ natyral, i cili quhet triptofan. Fjala është për amino-thartirën të cilën trupi e përdor në procesin e krijimit të vitaminës B3 dhe serotoninës, të cilat rregullojnë gjumin.

Buka e bardhë dhe pjekurinat

Qulli i rafinuar shton sheqerin në gjak, prandaj nëse hamë bukë të bardhë shpenzojmë energji. Prandaj, rekomandohet që ta zëvendësojmë me drithëra integrale të cilat janë të pasur me fibra.

Ushqimi i fërguar

Ushqimi i fërguar, siç janë pomfriti dhe mishi, kërkon punë më të sforcuar të tretjes për shkak të yndyrës që na lënë pa energji.


TË NGJASHME