Kronikë Lajme

Ndihmonte klandestinë, arrestohet 26-vjeçari

Akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” një 26-vjeçar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Memëlishti” pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit u kap teksa po transportonte 24 shtetas të huaj, (nga vendet e Lindjes së Mesme) me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shtetasi i mësipërm u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, klandestinët. Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Related posts

Vjen surpriza e madhe nga Enca: Gati për një epokë të re

emanuela

Anwar bën gjestin e ëmbël për Dua Lipën

emanuela

Rregullat që nuk duhet të thyhen asnjëherë në një lidhje

Mila
Na Kontaktoni!