HomePolitikë

Ndikimi rus/ Debat i fortë mes Bushatit dhe Pezës

Debate të forta mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës ku po diskutohet ndikimi rus në Shqipëri.

Analisti Andi Bushati e quan këtë rezolutë një propagandë e bërë nga mazhoranca.

Sa herë që qeveria kapet me skandale, ajo shpik një gogol të jashtëm. Kapet duk vjehur para me koncensione, na e thanë e kanë fajin mediat që e publikuan dhe ajo ato që shpifnin, nuk u hapën negociatat, e kanë fajin politikanët e BE-së me problemet e tyrë të brendshme. Tani ka ardhur radha e Rusisë- tha Bushati.

Ka ndërhyrë Peza i cili citoi disa zyratrë të lartë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët thonë se mos hapja e negociatave rrit mundësinë e ndikimit rus në Shqipëri.

Bushati i’u kundërpërgjigj Pezës duke thënë se ata e kanë për Ballkanin dhe jo Shqipërinë.

Po me kë kufizohet Sqipëria? A nuk është në Ballkan Shqipëria?- ndërhyri përsëri Peza./tch


TË NGJASHME