HomeLifestyle

Ndiqni këto këshilla që parfumi juaj të zgjasë më shumë

Shumica e njërzve pëlqen të hedhin parfume por ka e disa që i kanë të preferuar e nuk i ndajnë dot nga vetja. Por gjithashtu ka e nga ata që ankohen kur aroma nuk mban shumë. Kjo mund të ndodhë për shkak të një sërë arsyesh, njëra prej tyre është cilësia e parfumit ose nuk e aplikoni siç duhet.

Do t’ju tregojmë disa truke si ta bëni parfumin të zgjas më shumë.

  • Shumica e njerëzve refuzojnë një parfum kur mendojnë se nuk po lëshon shumë aromë. Por e keni gabim në vënd që të hidhni shumë provoni të hidhni vetëm pak parfum në dore dhe pastaj ta nuhasni për ta kuptuar dhe vlerësuar aromën.
  • Gjithmonë duhet të dini kur duhet të spërkatni. Ju duhet ta bëni atë menjëherë pasi të keni dalë nga dushi. Para se të vishni rrobat e punës, spruconi parfumin në dore, zonën e qafës dhe thjesht shijoni erën.
  • Po ashtu, në flokë mund të përdorni spraj jo alkoolikë. Por, në vend që të aplikoni drejtpërdrejt parfumin në flokë, thjesht spërkatni pak mbi furçën e flokëve, dhe më pas përdorni.
  • Nëse po dilni nga shtëpia, por nuk doni ta mbani shishen me vete, sprucojeni në një shtupë pambuku, ose një top pambuku dhe më pas ruajini në një qese të vogël me zinxhir dhe e aplikoni sa herë që doni.

Nëse provoni këto truke do ta vlerësoni më shumë parfumin tuaj.


TË NGJASHME