HomeSport

Ndizet derbi i Italisë, Conte “thumbon” Maurizio Sarrin

Prej momentit kur mori drejtimin e Inter, Antonio Conte e ka cilësuar veten si tifozin më të madh të zikaltërve. Edhe pse, ka një të shkuar si juventin, Conte nuk ngurron tu kthejë përgjigje të gjithë atyre që e ngavmojnë për këtë pjesë. Së fundmi tekniku italian ka replikuar me trajnerin e tanishëm të Juventus Mauricio Sarri.

Pas barazimit me Fiorentinën, Sarri u shpreh se nuk është e njëjtë të luash në orën15:00 me 20:45. Pikërisht ky koment i Sarrit, nuk i ka pëlqyer Conte që në një intervistë u shpreh: “Nuk dua të them asgjë për ketë pjesë pasi duhet të bëjmë bilance. Dikush duhet të rri i qetë pasi tashmë është pjesë e të fortëve” . Deklaratë kjo që është cilësuar menjëherë si një “thumbim”, për ish teknikun e Napolit dhe aktualisht trajnerin e Juventus Sarri. Ky i fundit, kur ishte pjesë e Napoli, ankohej shpesh për fuqinë e Juventus. Conte nuk e ka harrur këtë pjesë dhe me këtë deklaratë vetëm sa ndez dhe me shumë ambientin përpara të derbit të Italisë që do të zhvillohet në 6 tetor.


TË NGJASHME