HomeSport

Ndizet gara në Serie A, Champions vendoset në javën e fundit

Serie A, gara për një vend në Champions League është bërë shumë e fortë, kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje nga fundi i kampionatit. Fitorja e Milanit ndaj Frosinones, humbja e Inter ndaj Napolit dhe barazimi i Atalantës me Juventusit, hapi edhe njëherë llogaritë për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

Milan dhe Inter, skuadrat nga Milano, shpresojnë të dyja për një vend në Champions. Por, gara për një vend në Champion është shumë e egër, Inter ndodhet në vendin e katërt me 66 pikë, po aq sa Atalanta e vendit të tretë, ndërkaq, Milani ndjek në vendin e pestë me 65 pikë.


TË NGJASHME