HomeLajmi i Fundit

Ndjekje si në filma, hodhën kokainën nga makina dhe ia mbathën me vrap

Karabinierët ne Città della Pieve arrestuan dy shtetas shqiptare, që pasi iu bë shenjë të ndalonin makinën bënë manovra dhe shtuan shpejtësinë, ndërkohë që më parë kishin hedhur drogën nga dritarja.

Mediat italiane shkruajnë se ata më pas e braktisën mjetin dhe ia mbathën me vrap në këmbë, por policia mundi që t’i ndalonte.

Shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë të moshës 30 dhe 32 vjeç dhe ata u tradhtuan nga lëvizja e menjëhershme që bënë sapo panë karabinierët.

Policia pa se njeri prej tyre hodhi disa pako nga dritarja, të cilat më pas u gjetën dhe ishin doza kokaine.

Nga kontrolli personal doli se ata kishin me vete shumë para që nuk ishin në gjendje t’i justifikonin.