HomeLajme

Ndodh e papritura që i merr jetën 46 vjeçarit shqiptar

Një punëtor me origjinë shqiptare humbi jetën pasi u shtyp nga furgoni i kompanisë për të cilën punonte.

Burri po jepte udhëzime për shoferin për të manovruar në një rrugë malore, por iu këputën frenat duke shtypur 46 vjeçarin.

“Ansa” shkruan se viktima është Resul Shenaj, banues në Borghetto Santo Spirito (Savona).

Incidenti tragjik që i mori jetën ndodhi në Andora, në orët e pasdites së sotme. Pavarësisht se në vendngjarje shkuan menjëherë skuadrat e shpëtimit, për burrin nuk pati asgjë për të bërë.


TË NGJASHME