HomeSociale

Ndodh edhe kjo! Babait i ndalohet të shohë djalin e tij sepse nuk ka bërë vaksinën kundër Covid-19

Një baba i cili nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19 ka humbur përkohësisht të drejtën për të parë dhe vizituar djalin e tij 12-vjeç.

Vendimi u mor nga një gjykátës me argumentin se vizita e burrit të pavaksinuar nuk do të ishte në “interesin më të mirë për fëmijën.” Ngjarja ka ndodhur në provincën e Quebec, Kanada, dhe vendimi pezullon të drejtat e babait për të parë djalin e tij deri në fund të shkurtit, por nëse nuk vaksinohet deri atëherë vendimi do të shtyhet.

Ky është i pari vendim i këtij lloji që privon një prind të vizitojë fëmijën e tij për shkak të Covid-19.

Fëmija jeton me nënën dhe çështja përfundoi në gjykátë pasi burri kërkoi të takonte djalin e tij, por gruaja kundërshtoi duke thënë se ai është rrézik për të birin duke qenë se nuk ka bërë ende vaksinën dhe gjykátësi e miratoi kërkesën e saj.

Provinca e Quebec-ut ka parë numrin më të lartë të vdékjeve në Kanada për shkak të Covid dhe për këtë arsye njoftoi se në fillim të kësaj jave do të vendosë taksë për banorët që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19./ Burimi: BBC | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA 


TË NGJASHME