HomeShowbiz

Ndodh edhe kjo! Një këngë me titullin Dua Lipa

Dua Lipa padyshim është një ndër këngëtaret më të mira të momentit dhe suksesi i saj është i jashtëzakonshëm duket se është kthyer në frymëzim edhe për kolegët e saj.

Këngëtarja suedeze Amanda Winberg, e njohur me emrin e artit ‘AMWIN’ ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re dhe titulli që ka vendosur është emri i Dua Lipa-s. Por edhe pse teksti subjekti i këngës nuk ka të bëjë aspak me Duan, suedezja e ka një arsye përse vendosi të përdorë këtë titull.

Dua Lipa është vërtet e paparë. Është super, shumë tip dhe shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të, mendoj unë. Siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim. Sinqerisht, kur po bëja këtë këngë ishte personi i parë që më shkoi në mendje: ‘Kush tjetër është më e mirë se akullorja? Uh, Dua Lipa’, është shprehur këngëtarja.


TË NGJASHME