HomeSociale

Ndodh mrekullia/ Lindi fëmijën në koma, gruaja zgjohet pas 10 muajsh

Një grua në Itali, e cila kishte 10 muaj në koma është zgjuar më në fund.

Cristina Rosi, 37 vjeçe, ishte shtatë muajshe shtatzënë kur ra në koma korrikun e shkuar, teksa mjekët shpëtuan beben me operacion çezarian.

Edhe pas lindjes së bebes, 37-vjeçarja mbeti në koma dhe mjekët dyshonin se kishte pësuar dëmtime në tru.

Sipas BBC, tashmë Cristina është zgjuar dhe fjala e parë që ka thënë ishte “Mama”.

Burri i saj është shprehur:

“Nuk e prisnim këtë, është një gëzim që nuk dimë ta përshkruajmë pas kaq muajsh vuajtje!”

37-vjeçarja u kurua në një spital në Austri dhe shpenzimet e spitalit u paguan nga lekët e mbledhura në GoFoundMe, ku janë dhuruar më shumë se 170 mijë euro.

Paratë e mbledhura do të përdoren edhe për fizioterapinë që duhet të ndjekë Cristina pas komës.

Bashkëshorti i saj tha:

“Cristina nuk njihet tani. Ajo është më e relaksuar, i hoqën trakeotominë dhe nëpërmjet një pompe i dhanë asaj një ilaç që do të çonte në progresin fizik.”

Kujtojmë që vajza e çiftit tani gëzon shëndet të plotë edhe pse qëndroi për disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes.


TË NGJASHME