HomeSport

Ndodh pas 17 vitesh, Barcelona shkarkon trajnerin në gjysmën e sezonit

17 vite kishte Barcelona që nuk shkarkon një trajner në gjysmën e sezonit, por diçka e tillë ka ndodhur me Ernesto Valverden. Në orët e vona të së hënës, klubi spanjoll ka zyrtarizuar shkarkimin e Valverde nga stoli i ekipit. Përmbysja e Atletico Madrid, por edhe një paqëndrueshmëri e ekipit kanë qenë arsyet e këtij vendimi.

Shkarkimi i tij ishte një proces maratonë i nisur në orët e para të mëngjesit dhe i finalizuar në darkë me anë të një komunikimi për mediat: “Faleminderit për gjithçka Ernesto. Fat të mbarë në të ardhmen”, lexohej në postimin e klubit blaugrana.

Çuditërisht në vend të Valverdes nuk do të jetë një emër i njohur, ndryshe nga se u fol këto ditë, por Quique Setien, ish trajner i La Palmas e Betis. Setien ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2022.


TË NGJASHME