Ndryshime edhe në drejtimin e burgut të Drenovës

Emërime të reja dhe transferime në detyrë janë bërë në institucionet e vuajtjeve të dënimit të vendit tonë.
Altin Gusho nga Pogradeci është emëruar shef i ri sigurisë së burgut në Drenovë. Ndërkaq, Agim Tafaj është transferuar në të njëjtën detyrë në burgun e Vaqarrit.
Gusho është prezantuar në këtë detyrë nga drejtori i policisë së burgjeve Bardhyl Kaçorri. Ndërsa, drejtor i burgut të Drenovës vazhdon të jetë Genci Fejzollari.