HomePolitikë

Ndryshime në kabinetin Qeveritar, Rama firmos dy emra të rinj

Një ditë pasi zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi dha dorëheqjen, Rama ka firmosur emërimin e dy personave të tjerë.

Me vendim qeverie, në vend të Haxhit, emërohet Adela Xhemali si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë që po një tjetër zëvendësministër në këtë institucion emërohet Vasilika Vjero, në vend të Erjon Luçit, i cili u largua nga kjo detyrë rreth një muaj më parë.

VENDIMET 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME