HomeLajmi i Fundit

Ndryshime në kryesinë e policisë Shkodër/ Largohet Lorenc Meta, ja kush e zëvendësoi

Kanë vijuar lëvizjet në rang drejtuesit, në Policinë e Shkodrës.

Mësohet se Lorenc Meta, drejtori i policisë vendore të Shkodrës, nuk do të jetë më në këtë post. Ai do të transferohet në një pozicion tjetër si specialist. Deri më tani Meta është njohur si figura nr. 2 e policisë, por tashmë do të vijojë karrierën e tij në një pozicion tjetër.

Burimet policore bëjnë me dije se ky transferim nuk është i rastësishëm, por lidhet me një sërë ngjarjesh të ndodhura së fundmi në Shkodër.

Meta, është zëvendësuar nga Kujtim Gjoka, i cili më parë ka qënë pjesë e policisë vendore të Lezhës, ndërsa tani ai është emëruar si drejtues i lartë në Policinë e Shkodrës.

Para pak kohësh ka pasur ndryshime edhe për komisariatin e policisë teksa është larguar si shef komisariati Ilir Dedja duke emëruar në atë pozicion Paulin Çupin.