HomeLajmi i Fundit

Ndryshime në Polici, ikën drejtori i Rrugores Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës

Dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit janë tramsferuar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

709357aa-d085-4ebd-ba0a-78c91d95f257

Ndryshimet ende nuk janë bërë publike zyrtarisht nga ana e Policisë, por burimet konfirmojnë se është transferuar drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.

Nuk dihen ende motivet e këtyre lëvizjeve në Polici, për sa kohë ende nuk ka asgjë zyrtare.

Mësohet se në vend të Mitat Tolës është emëruar Edmodn Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale e më herët ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës. Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në Lezhë, është emëruar Erigert Mitri, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Fierit.