HomeRajon

Ndryshime në Qeveri, Zoran Zaev merr edhe drejtimin e Ministrisë së Financave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vendosur që të drejtojë vetë edhe Ministrinë e Financave. Zaev e ka marrë vendimin sot, pasi 2019-ën e ka konsideruar si vitin ku i gjithë fokusi do të jetë te ekonomia.

Dragan Tevdovski, i cili drejtonte financat e shtetit fqinj, është emëruar këshilltar i Zaevit.

Zaev ka bërë edhe disa ndryshime të tjera në Qeveri, ndërkohë që ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë sërish lëvizje në postet e ministrave.

Ministrat e rinj:

Trajan Dimovski – Ministër i Bujqësisë

Naser Nuredini – Ministër i Mjedisit

Hysni Ismaili – Ministër i Kulturës

Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Sadulla Duraku – Ministër për Marrëdhënien mes bashkësive


TË NGJASHME