HomeLajmi i Fundit

Ndryshimet klimatike po kërcënojnë planetin/ Oqeanet nxehen me aq shpejtësi, si të binin 5 bomba Hiroshima në sekondë

Viti 2019 ka qenë vit rekord për ngrohjen e oqeaneve, pasi temperatura e ujit ka qenë më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Një studim amerikan i National Center for Atmospher Research, jep alarmin se temperaturat në oqeane po ngrihen me të njëjtin ritëm si të binin pesë bomba atomike Hiroshima në ujë, brenda një sekondi.

Studimi u publikua në revistën shkencore ‘Advances in Atmospher Sciences’, duke treguar se temperatura e ujit po ngrihet në mënyrë të ndjeshme, pasi 14 shkencëtarë nga e gjithë bota, vëzhguan temperaturën e ujit në oqeane në një sipërfaqe prej 2000 metrash, duke analizuar të dhënat që pas viteve ‘50-të.

 “Kjo rritje temperaturash vjen për shkak të ndryshimeve klimatike”, deklaroi Kevin Trenberth, një nga drejtuesit e studimit.

Studimi në fjalë demonstroi se përshpejtimi i nxehjes në oqeane është rritur me 450% në dhjetë vitet e fundit krahasuar nga viti 1955 deri në 1986.