HomeSport

Lajmi i Fundit / Ndryshimet ligjore për sportin, Liga bojkoton sezonin e ri

Pas një mbledhje të gjatë, të ideuar nga FSHF dhe drejtuar nga presidenti Duka me 10 klubet pjesëmarrëse të Superligës, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë plotësimin e katër kërkesa të reja, në të kundërt do të bojkotojnë sezonin e ri nga 12 shtatori e në vijim deri në plotësimin e këtyre kushteve:

Liga

1. Miratimi i një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6% si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Nga dhjetë klubet pjesëmarrëse sezonin e ardhshëm në Superiligë vetëm përfaqësuesit e klubit të Teutës nuk kanë firmosur kërkesën e përbashkët të Ligës së Profesionistëve. Pasi mbyllën një sezon të vështirë në çdo aspekt, të goditur shumë financiarisht nga kriza që solli Covid-19, klubet e Superligës kërkojnë të nisin sezonin e ri sipas kushteve të tyre, në të kundërt bojkoti vazhdon.


TË NGJASHME