HomePolitikë

Ndryshimet në grupin e PD/ Lita publikon dokumentin, reagon Halit Valteri

Deputeti Korab Lita, është zyrtarizuar si kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat. Ky lajm  është konfirmuar nga vet deputeti, i cili ka publikuar dokumentin e firmosur nga shtatë deputetë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lita teksa ka publikuar dokumentin, ka falënderuar dhe kolegët e tij të cilët kanë votuar që ai të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar Demokrat.

“Një falenderim të veçante për kolegët e mi te cilët verdiktin e tyre në lidhje me kryesimin e Grupit e dhanë jo vetëm me votë por edhe me firmë”, shkruan Lita.

Duke iu referuar dokumentit të publikuar nga Lita, dy nënkryetarët e këtij grupi janë Arlind Çaçani dhe Halit Valteri janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Arben Elezi, sekretar.

Dokumenti është firmosur nga; Korab Lita, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Fatjona Dhimitri.

Njëri prej deputetëve që kishte firmosur ishte dhe Halit Valteri. Por, ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se nuk do të ketë asnjë ndryshim në Grupin Parlamentar Demokrat.

Valteri ka thënë gjithashtu se; “Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!”

Reagimi

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën. Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër. I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak. Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë. E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar. Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë. Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup. Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan. Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!


TË NGJASHME