HomePolitikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla i përgjigjet Bardhit

Partisë Demokratike kërkoi pak më herët që drafti për Kodin Zgjedhor të kalojë në seancën e radhës në parlament.

Kësaj kërkesë i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ku tha se Kuvendi ka rregulla dhe një draft ndjek procedurën për 2 javë.

Konferenca e kryetarëve që planifikon vendosjen në program dhe në kalendar dhe Kuvendi do ta shqyrtojë sipas normave parlamentare.

“Ajo që dua t’i bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare, meqë kishte dalë një zotëri, Gazment ose Gazmir Bardhi që jepte urdhër që Kuvendi i Shqipërisë dhe zoti Ruçi menjëherë të fusin në rend të ditës votimin e Kodit Zgjedhor, ky zotëria duhet të dijë që Kuvendi i Shqipërisë ka rregulla dhe një draft që depozitohet 2 javë ndjek procedurën parlamentare. Konferenca e kryetarëve planifikon vendosjen në program dhe në kalendar dhe Kuvendi do ta shqyrtojë sipas normave parlamentare. PS ka thënë se jemi seriozë për të respektuar marrëveshjen sikurse jemi serioz kur themi se do ta diskutojmë me opozitën parlamentare jo vetëm çështjen që lidhet me kodin zgjedhor por dhe me çështjen e ndryshimeve të propozuara prej jush. Për ne nuk është fare tabu, përkundrazi bashkëndajmë me ju vlerësimin që ka një shumicë të theksuar të qytetarëve shqiptarë të përshëndesin dhe miratojnë çdo hapje të listave”, deklaroi Balla.


TË NGJASHME