HomePsikologji

Ndryshimet përmirësojnë jetën, ja se çfarë duhet të kemi parasysh

Të keni të bëni me ndryshimin nuk është e thjeshtë. Të mësoheni me ndryshimet është bezdi, stresuese dhe mund t’ju frikësojë në disa raste. Por lajmi i mirë është që ekzistojnë gjëra që mund të bëni për ta bërë jetën tuaj pak më të lehtë dhe të përballeni me të me intensitetin e duhur.

Të mësoheni me ndryshimet shërben që të përmirësoheni?

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndiheni sikur jeni të lidhur me pranga? I përsërisni veprimet në mënyrë konstante dhe jeta ju duket se po zvogëlohet në një sekuencë filmash të parashikueshme?

Zakoni hyn ngadalë në jetën tuaj dhe kushtëzon gjestet e po aq ngadalë filloni të hiqni dorë nga ide dhe qëllime të reja. Por të ndryshoni është e mundur. Si gjithmonë duhet të filloni nga hapat e vegjël. Kjo gjë ju lejon të fitoni aftësi të reja dhe qëndrueshmëri gjatë ndryshimit.

Ndryshimi është e kundërta e të pasurit mendime dhe gjeste të zakonshme, do të thotë t’i jepni një shtysë të fortë vetes dhe të filloni të jeni më mendjehapur.

Mësoni të ndryshoni në gjestet e vogla

Sa herë i keni thënë vetes që “janë gjestet e vogla ato që bëjnë diferencën”? Atëherë është momenti i duhur për të vepruar. Stërvituni për të ndryshuar duke filluar që nga gjërat e vogla:

• Ndryshoni rrugën shtëpi-punë!

• Ndryshoni vaktin e mëngjesit!

• Jepini një mundësi një restoranti që sapo është hapur, që ju pëlqen, por nuk keni shkuar ende!

• Vishni një bluzë me ngjyrë tjetër. Nëse ju pëlqejnë ngjyrat e errëta zgjidhni ngjyra të tjera të gjalla e të ndezura, dhe e kundërta!

Ekziston pastaj një ushtrim që mund të bëhet me shumë nivele. Varet shumë se sa dëshironi ju ta vini veten në provë.

• Ndryshoni mënyrën se si silleni kundrejt të tjerëve; një ushtrim që mund të duket banal, por ka një fuqi të paparashikuar. Përshëndesni me buzëqeshje “Mirëdita!”, në vend të një fjale të thatë. Mund të kuptoni që njerëzit jua kthejnë me të njëjtin gëzim dhe do të merrni po ashtu buzëqeshje.

Ndryshoni zakonet e dëmshme, si të hiqni dorë nga duhani. Kjo gjë mund t’ju shtyjë të bëni aktivitet fizik. Është provuar që aktiviteti fizik ka efekte të shkëlqyera për mendjen. Duke ndryshuar, do të krijoni hapësirë për botën, e cila është e mbushur plot me gjëra të reja. Do të ndiheni më brilantë e me besim për të ardhmen.

Ndryshimi krijon këndvështrime dhe pritshmëri që ju përmirësojnë. Studimet shkencore kanë treguar se të stërvisim trurin ndaj ushtrimit dhe të përballojmë situata të ndryshme shton memorien, vetëkontrollin dhe aftësinë vendimmarrëse.

Të ndryshoni zakonet tuaja, ju ndihmon të jeni më të sigurt te vetja, të jeni më pak të ashpër për të kaluarën dhe për pasojë të mos përfshiheni nga paqendrueshmëria, sa herë që ndodh diçka e papritur. Kujtoni gjithmonë se jeta nuk është statika, jeta është mutacion dhe të mësoni të jeni pjesë e ndryshimeve të tilla ju afron më shumë me lumturinë.

Shkenca na tregon se ndryshimi është i vazhdueshëm në gjithçka që ju rrethon: në energjinë e tokës, në kimi, në biologjinë e trupit, ndaj mësoni të jeni pjesë e tyre, të mos e shihni jetën me frikë, por me shpresë, do mos e merrni në konsideratë një fund, por një fillim të ri.


TË NGJASHME