HomeShowbiz

Ndryshimi drastik i Bella dhe Gigi Hadid tremb fansat, motrat modele nuk njihen më

Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid debutuan me pamje komlet ndryshe dhe të guximshme në sfilatën e fundit për Marc Jacobs këtë javë në Nju Jork. Motrat Hadid u shfaqën me vetulla të bardha dhe kokë gjysmë të rruar.

Por transformimi dramatik i motrave u zbulua se ishte vepër e artistëve protetikë, të cilët kishin ndryshuar pamjen e tyre me ndihmën e parukeve dhe grimit.

Stili futuristik ishte pjesë e shfaqjes Vjeshtë 2022 të Marc Jacobs, ku Gigi modeloi me një xhup të madh rozë dhe një fund gri, ndërsa Bella ishte e veshur me një fustan të zi vinyl me doreza opere.

Diku tjetër në prezantim, modelet mbanin veshje me ngjyra të ndezura, monokromatike që përfshinin veshje të thurura me përmasa të mëdha, fustane voluminoze dhe çizme me platformë dramatike. Familja Hadid ishte në mesin e disa modeleve që ecnin në pistë me modele flokësh dramatike.

Në Instagram, Bella postoi foto të ndryshme në prapaskenë dhe një video timelapse ku shfaqeshin artistë të grimit dhe protezës duke krijuar pamjen e saj.

Në internet, imazhet shkaktuan reagime të përziera dhe shqetësime, ndërsa disa përdorues të mediave sociale besonin se modelja e kishte rruar kokën me të vërtetë. Por fotografja e modës Elizaveta Porodina iu përgjigj postimit të Bella duke thënë se ajo dukej “absolutisht engjëllore”, ndërsa aktivistja dhe gazetarja Noor Tagouri komentoi: “Transformimi është i mahnitshëm”./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME