HomePolitikë

Ndryshimi i ligjit për ILD/ Reagon ashpër ish-deputetja

Pasi Parlamenti miratoi dje ndryshmet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, sipas të cilit Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ka ardhur menjëherë reagimi nga ish-deputetja Silva Caka.

Me një postim në facebook, Caka thotë se kalimi i ligjit “thjesht konfirmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja”.

“Ligji i kaluar dje në Parlament, i konsultuar nga ekspertë që shqepen në dreka dhe darka me deputetë të Rilindjes apo nënkryetarë Parlamenti, thjesht konfirmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja.”, shkruan mes të tjerash ish-deputetja.

Postimi i plotë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ekzekutuesi i Vetting-ut të partisë!

Akrobacitë e Rilindjes për të kapur ç’të mundet nuk paskan fund!

Ligji i kaluar dje në Parlament, i konsultuar nga ekspertë që shkepen në dreka dhe darka me deputetë të Rilindjes apo nënkryetarë Parlamenti, thjesht konfirmon se gjithçka kalon më parë nga Rilindja.

Edi Rama nuk pret dot: frika se mos ndonjë gjyqtar apo prokuror i kundërshton paligjshmërinë e veprimeve të OFL-së së tij të famshme për hiçgjë, apo se mos ndonjë i riburgos kriminelët që ka lëshuar nga zinxhirët, apo akoma më keq ndonjë prokuror i çon ndonjë nga zyrtarët e tij përpara akuzave penale, e tmerron dhe e bën të mos presë vendimet e institucioneve të Vetting-ut.

Për këtë arsye ka vendosur që Vetting-un e prokurorëve dhe gjyqtarëve t’a bëjë vetë, me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që e zgjodhi po vetë!

Kishte Vetting institucional, po ka edhe Vetting partie!!!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME