HomeTeknologji

Ndryshimi i radhës në WhatsApp

Facebook – kompani që zotëron Instagram-in dhe WhatsApp-in – prezantoi pak kohë më parë opsionin Dark Mode (që errëson pamjen) dhe njerëzit e pëlqyen. Përpos ndryshimit të pamjes, opsioni Dark Mode është me qetësues për sytë, e bën më të lehtë përdorimin e aplikacioneve në errësirë si edhe përmirëson baterinë në pajisjet me ekranet OLED.

DARK MODE – FACEBOOK

DARK MODE – INSTAGRAM

WhatsApp është platforma e radhës që do të ketë të disponueshëm opsionin Dark Mode. Kompania njoftoi se për momentin, Dark Mode mund të aktivizohet në sistemet Android Beta 2.20.13. Opsioni mund të aktivizohet në “Battery Saver Settings”.

DARK MODE – WHATSAPP

Nuk dihet ende nëse opsioni do të jetë i disponueshëm në iOS, por duke parë popullaritetin, mendohet se do të shtohet shumë shpejt.

DARK MODE – WHATSAPP

Burimi: The Verge


TË NGJASHME