HomeLajmi i Fundit

Ndryshojnë rregullat për hyrjen në Malin e Zi

Shtetasit malazez dhe të huajt prej sot mund të hyjnë në Mal të Zi përmes të gjitha vendkalimeve kufitare duke treguar certifikatën dixhitale. Po ashtu nevojitet edhe një test PCR negativ, i cili vlen vetëm po të jetë bërë brenda 10 ditëve të fundit. Në rast se shtetasit malazez dhe të huajt nuk i kanë këto certifikata, ndërsa kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi mund të hyjnë në mal të Zi me caktimin e masës së karantinës ose vetizolim prej 10 ditëve.

“Personat duhet të kenë dëshmi se janë të vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të dozave të vaksinave kundër koronavirusit rë ri për hyrje në Mal të Zi, të lëshuara nga institucioni i autorizuar shëndetësor dhe nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga pranimi i dozës së fundit të vaksinës: rezultat negativ nga testi PCR për koronavirus të ri, të lëshuar nga laboratori i regjistruar dhe jo më i vjetër se 72 orë. rezultat negativ i testit të shpejtë antigjen i Kovid-19 i lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe nuk është më i vjetër se 48 orë”, shtohet në komunikatë.


TË NGJASHME