HomePolitikë

Ndryshon post Këshilltari i Ramës, ja ku zhvendoset

Ish-prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj, i cili mban postin e Këshilltarit për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama, do të rikthehet të enjten në postin e Prefektit të këtij Qarku.

Gjeneral Major Maksim Malaj prej afro 10 muajsh ishte emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këtë post, të cilin më herët e mbante ministria i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por, në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur ta rikthejë Malajn në postin e Prefektit.

Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, më vonë i emëruar Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), më pas Prefekt i Qarkut Elbasan, gjatë këtij viti mbante pozicionin si Këshilltar i Kryeministrit Edi Rama për sigurinë.

Malaj pas largimit nga posti i Prefektit të Elbasanit u pasua nga Gledian Llatja, i cili në fillimverën e këtij viti u dorëhoq, pasi kandidoi në zgjedhjet e 30 Qershori,t ku u mandatua kryebashkiak i Elbasanit.

Që prej Qershorit posti i Prefektit të Elbasanit mbeti vakant. Mjaft figura të njohura u lakuan për këtë post, por tashmë kryeministri Rama ka vendosur t’ia besojë Prefekturën e Elbasanit Gjeneral Major Malajt.


TË NGJASHME