HomeSport

Ndryshon sërish statusi Elseid Hysaj, shqiptari “del” nga merkato

Duhet të ishte një nga të parët që do të largohej në merkaton e janarit. Por statusi i Elseid Hysaj te Napoli ka ndryshuar krejtësisht. Kapiteni i kombëtares shqiptare nuk do të lëvizë nga skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso, të paktën deri në fund të sezonit ose nëse nuk ndodh diçka e papritur gjatë dritares së transferimeve të dimrit.

“Sky Sport” tregon se vetë trajneri dhe drejtori sportiv i klubit napolitan Guintoli kanë hequr mbrojtësin kuqezi nga merkato. Shkak është bërë emergjenca në repartin difensiv. Për momentin, duket e pamendueshme që Napoli të humbasë një tjetër mbrojtës. Gjithsesi, suprizat nuk mund të përjashtohen, aq më tepër që Roma prej kohësh kërkon të marrë shërbimet e Hysaj.

Madje, vetëm pak javë më parë mediat italiane folën se marrëveshja ishte shumë pranë. Po ashtu, vetë futbollisti kërkon të ndryshojë ambjent, pasi te Napoli ka humbur ndjeshëm në hierarkinë e skuadrës, ku nga një titullar fiks është kthyer në një lojtar rezervë.


TË NGJASHME