HomePolitikë

Në 10 vitet, 1.06 miliard paund/ Shpenzimet e Britanisë për zgjedhjet dhe referendumet

Janë të paktën 1.06 miliard paund që janë shpenzuar në Britaninë e Madhe në dekadën e fundit për zgjedhjet parlamentare dhe referendumet. Shifra pritet të shtohet me 100 millionë paund me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit.

Sa i përket shifrës 1.06 miliard paund, ajo është shpenzuar për zgjedhjet e përgjithshme të 2010, 2015 dhe 2017, dy referendumeve kombëtare, referendumeve në Skoci dhe Uells, si dhe disa votimeve të tjera në vend.

Shpenzimet më të mëdha kanë qenë:

-129 milionë paund në referendumin për BE-në, viti 2016.

-115 milionë paund për zgjedhjet parlamentare, viti 2015.

-109 milionë paund për zgjedhjet në BE, viti 2014.


TË NGJASHME